Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 dhjetor 2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.
Zona të prekura janë: Rruga Bahri Kuqi, Rruga Hyzri Talla, Rruga Bislim Makolli, Rruga Faik Ukë Hoxha, Rruga Vahit Mustafa, Rruga Shyt Marevci dhe Lagjja Taslixhe.
Gjatë punimeve, banorët mund të përjetojnë ndërprerje të shkurtër të furnizimit me ujë ose ulje të presionit, njofton kompania. Punimet janë pjesë e mirëmbajtjes rutinë për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë në kryeqytet. Banorët apelohet të bëjnë rezervime të vogla të ujit për nevojat e përditshme gjatë periudhës së ndërprerjes.

















