Osmani -uron- Trumpin -për -fitoren- SHBA- mbetet- partneri- i palëkundur- dhe -aleati- i -domosdoshëm- i -Kosovës

Presidentja Osmani falënderon SHBA-në dhe thekson besimin e plotë në Administratën Trump

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

23 dhjetor 2025

Gjatë qëndrimit të saj në Washington, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Në këtë takim, Osmani shprehu falënderimet e popullit të Kosovës për ligjin e nënshkruar nga Presidenti Trump, i cili përfshin edhe Kosovën dhe konfirmon se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

Presidentja theksoi se ligji mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, duke nënvizuar se dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke, si dhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe investime strategjike ekonomike.

“Diskutuam një sërë çështjesh të tjera për të cilat është e domosdoshme koordinim i vazhdueshëm me SHBA-në, aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, dhe për hapat që duhet të ndërmarrim për të rikthyer dialogun strategjik,” tha Osmani.

E para e vendit tha se Kosova ka besim të plotë në administratën Trump.

“Jemi ndër një nga shtetet e para që kemi përkrahur një sërë veprimesh të ndërmarra nga presidenti Trump, kontributi i të cilit për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë është i domosdoshëm dhe ka qenë i vazhdueshëm”, tha ajo ndër të tjera.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor, SHBA-ja zotohet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.

Scroll to Top