Policia në Mitrovicë konfiskon tri armë zjarri në dy operacione

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 tetor 2025

Në dy ditët e fundit, Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar tri armë zjarri në dy raste të ndara, njofton Policia përmes një postimi zyrtar në Facebook.

Në rastin e parë, në Mitrovicë, dy persona meshkuj u arrestuan pas një mosmarrëveshjeje për parkim, ku njëri prej tyre kanosi tjetrin. Gjatë arrestimit u konfiskua një pistoletë me 21 fishekë. Të dy janë ndaluar nga prokurori dhe ndaj tyre janë inicuar rastet për: “Mbajtje, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” dhe “Sulm”.

Në rastin e dytë, në Vushtrri, një tjetër person mashkull u arrestua dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë e gjatë – pushkë automatike me 30 fishekë, një pistoletë dhe një thikë.

Në këtë rast, ndaj të dyshuarit është inicuar vepra penale për mbajtje dhe posedim të paautorizuar të armës. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

Scroll to Top