Përfundon dëshmia e Jock Covey në Hagë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 tetor 2025

Pas tre ditësh, ka përfunduar dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchner, Jock Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pak para përfundimi, Covey foli për takimet me udhëheqës të UÇK-së, e për të cilat nuk i kujtohej nëse Hashim Thaçi ishte pjesë.

“Këto ishin takime që Mike Jackson i thërriste, dhe ato kishin një qëllim të veçantë, të arrihet një marrëveshje angazhuese. Nuk më kujtohet nëse zotëri Thaçi ka marrë pjesë në takime, përveç një takimi të fundit të cilin e kam shpjeguar në hollësi”, deklaroi Covey,

Scroll to Top