Osmani takohet me ministrin e jashtëm boshnjak: Vizita e tij dëshmon rëndësinë për stabilitet në rajon

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 qershor 2025

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se sot priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.”, shkroi Osmani në Facebook.

Konakoviq po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Scroll to Top