Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit janë toka shqiptare

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 dhjetor 2025

Presidentja Osmani këto deklarata i bëri sot në Mitrovicë, pas takimit me kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili më 12 dhjetor mori zyrtarisht detyrën e kryetarit.

Deklaratat u bënë gjatë një konference për media në Mitrovicë, pas takimit me kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili mori detyrën më 12 dhjetor.

“Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe vet trashëgimia kulturore ilire që shihet kudo në pjesën veriore është dëshmia më e madhe e kësaj”, tha Osmani, duke shtuar se do të bashkëpunojë ngushtë me kryetarin Peci për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Presidentja gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe diskutoi nevojat, shqetësimet dhe perspektivën zhvillimore të qytetit me kryetarin Peci.

Ky i fundit vlerësoi vizitën e presidentes si një sinjal pozitiv që Mitrovica po merr vëmendjen e duhur nga institucionet qendrore, duke theksuar se për një kohë të gjatë qyteti ishte trajtuar si një problem i brendshëm lokal, ndërsa tani mbështetja e presidentes, qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti është e dukshme.

Scroll to Top