Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Sot në Berlin është zhvilluar “World Forum”, forum ky i cili mblodhi kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën.
Presidentja Osmani ka përfaqësuar Kosovën si shtet demokratik. Ajo po qëndron atje e shoqëruar nga ekipi presidencial , me ç’rast është takuar me presidentë nga e gjithë bota.
“Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite.”, tha Osmani në një fjalë rasti.
Sipas Osmanit, populli i Kosovës e kupton më së miri peshën e demokracisë.
“Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opcionet- është opcioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete.”
Ajo gjithashtu tha se populli i Kosovës mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike.


