Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
04 nentor 2025
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, do t’ia dorëzojë sot kryeministrit në detyrë Albin Kurtit Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Nga zyra e Kryeministrisë kanë njoftuar se pas dorëzimit që do të bëhet në orën 18:00, Kurti dhe Oravi do të mbajnë konferencë për media.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Ambasadori Orav do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti Raportin për Vendin 2025 për Kosovën, nga Komisioni Evropian”, thuhet në njoftim.
















