Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 tetor 2025
Në Munchenin veriore, ka nisur një operacion i madh nga njësitë e specializuar.
Sipas gazetës Bild, atje në orët e hershme rreth orës 4:40, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime.
Zjarrfikësit morën lajmin se një ndërtesë banimi po digjej, ku edhe një burrë u gjet i vdekur.
Dyshohet se i njëjti i cili mbante me vete edhe një çantë në shpinë, e kishte mbushur shtëpinë e prindërve me eksplozivë, duke i vënë flakën me ç’rast edhe ka pësuar vet.
Po ashtu, në afërsi të Liqenit Lerchenau edhe një person tjetër u gjet me plagë nga të shtënat me armë.
Aktualisht, nuk dihen shkaqet e këtij rasti të rëndë, teksa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet.

















