Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 tetor 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se oficeri i saj, toger Florent Korrani, ka diplomuar në trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake, që është mbajtur në Fort Leonard Wood, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas FSK-së, ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.
“Toger Florent Korrani ka diplomuar në trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajnimi ka për fokus përgatitjen e liderëve të rinjë për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake”, thuhet në njoftim.
FSK ka bërë të ditur se togeri Korrani është shpërblyer me certifikatë për arritje akademike të dalluar (“Honor Graduate”), e cila u ndahet ushtarakëve që arrijnë rezultate të larta gjatë trajnimit në akademi.

















