”Nuk ka më Grenella dhe oligarkë” – Agim Aliçkaj paralajmëron rënie të opozitës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

28 korrik 2025

Në një reagim publik të fundit, veprimtari Agim Aliçkaj, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj gjithë spektrit politik në Kosovë, duke theksuar se pakënaqësia qytetare është e madhe me të gjitha partitë.

Megjithatë, ai bën një ndarje të qartë midis pozitës dhe opozitës, duke dhënë një vlerësim kritik për secilën palë në prag të zgjedhjeve eventuale të jashtëzakonshme.

Ai parashikon rënie të ndjeshme të përkrahjes për opozitën, veçanërisht te votuesit që nuk janë të lidhur me parti, duke shtuar se disa subjekte mund të mos e kalojnë as pragun zgjedhor.

Postimi i plotë:

MOMENTALISHT, PAKËNAQËSIA ËSHTË E MADHE ME TË GJITHA PARTITË!

Por, në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, me rastin e vendimit për kend duhet votuar:

1. OPOZITA në krye më zotërinjtë Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku , Ramush Haradinaj plus disa tjerë, nuk ofrojnë asgjë të mirë veç servilizëm ndaj ndërkombëtarëve dhe lëshime ndaj Serbisë fashiste- kthimin e Serbisë në Kosovë, pastaj sharje, fyerje, shpifje, manipulime dhe vazhdim të korrupsionit institucional nga e kaluara. Nuk ka më Grenella dhe finansim të pakufizuar nga oligarkët, dhe do ta ketë vështirë vjedhjen e votave . Jam i bindur se do të ketë rënje në vota, sidomos te votuesit që nuk i takojnë partive. Disa nuk do ta kalojnë pragun.

2. POZITA , në krye me KM Albin Kurti, ka shumë rezultate në shporrjen e Serbisë nga Kosova. Ka gabime, por jo trashanike si opozita dhe nuk e dëmtojnë shtetin. Nuk ka përulje, veç bashkëpunim me ndërkombëtarët. Shkurt, në çdo lëmi është më e mirë se opozita. Mjafton që të jetë më e kujdesshme, të mos ju përgjigjet sharjeve të opozitës dhe të angazhohet më seriozisht në kampanjë zgjedhore duke promovuar arritjet. Jam i bindur se do të ketë rritje të votave, sidomos te votuesit intelektual të pavarur. Besoj se do ta kalojë 52

Scroll to Top