Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se sot ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Vitia tha se për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani.
“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ministrit.