Moti për sot, e premte dhe ditët e vikendit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

05 dhjetor 2025

Qendrat kryesore shqiptare do të përfshihen nga një mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu këtë fundjavë.

Të premten, në Prishtinë pritet një ditë me vranësira të dendura dhe reshje të vazhdueshme shiu. Intensiteti i tyre do të jetë kryesisht mesatar, por në disa zona mund të ketë momente me reshje më të dendura, ndërsa në qytetet dhe zona të tjera ato do të jenë më të dobëta. Reshjet mund të zgjasin gjatë gjithë ditës, si edhe në mbrëmje e gjatë natës, me ndërprerje të shkurtra në disa rajone. Temperaturat do të luhaten nga 5°C në mëngjes deri në 11°C në mesditë.

Edhe në Tiranë moti do të paraqitet kryesisht i vranët. Paradite priten reshje të pakta të izoluara, ndërsa pasditja vonë do të sjellë rrebeshe të reja shiu në të gjithë territorin.

Moti i lagësht do të mbizotërojë gjithashtu edhe në Shkup, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku reshjet e shpeshta do të shoqërojnë ditën; ndërsa në jug të Maqedonisë së Veriut parashikohen reshje të dendura. Në Greqi, rrebeshe të fuqishme shiu mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona.

Të shtunën, reshjet fillojnë të dobësohen në Kosovë dhe në shumicën e zonave të Shqipërisë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ato vazhdojnë deri vonë pasdite. Në mbrëmje reshjet ndërpriten pothuajse në të gjithë rajonin. Gjatë kësaj periudhe, dëborë do të shfaqet vetëm në majat më të larta malore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të përkohshme.

E diela pritet me vranësira dhe mundësi për intervale me diell, ndërsa reshje të pakta mund të shfaqen vetëm në disa zona të izoluara.

Scroll to Top