Mishetiq: Nuk ka prova se ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kriminale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 shkurt 2026

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka sfiduar akuzën e Prokurorisë Speciale (ZPS) për krijimin e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” me synim kontrollin e Kosovës.

Gjatë seancës, Mishetiq u tha gjyqtarëve se nuk ekzistojnë prova të drejtpërdrejta që të vërtetojnë një plan të tillë. Ai theksoi se nuk ka dokumente, takime të regjistruara apo dëshmi nga ndonjë dëshmitar që të mbështesin pretendimet e ZPS-së.

“Nuk ka prova të takimeve ku ky synim është diskutuar, nuk ka dokumente që e tregojnë këtë, dhe dëshmitarët që mund të flasin për këtë çështje e kanë hedhur poshtë teorinë e ZPS-së. Për më keq, ZPS-ja nuk ka bërë pyetje asnjë dëshmitari lidhur me këtë,” ka deklaruar Mishetiq.

Scroll to Top