Ministrja Elisa Spiropali nis fazën e re të koordinimit me 27 ambasadorët shqiptarë në BE

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian. Sipas ministrisë, fokusi i takimit ishte një fazë e re koordinimi dhe bashkëpunimi në funksion të ofensivës diplomatike dhe kombëtare për procesin e integrimit europian.

Spiropali u shpreh se qëllimi i politikës së jashtme të Shqipërisë është të konsolidojë perceptimin e vendit si një shtet europian, demokratik, me institucione të qëndrueshme, respekt për ligjin dhe të drejtat e njeriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe social të qëndrueshëm.

“Me 27 ambasadorët tanë të akredituar në vendet e BE-së, nisim një fazë të re koordinimi dhe bashkëpunimi për ofensivën diplomatike kombëtare të integrimit,” deklaroi ministrja.

Scroll to Top