Abdixhiku neser me fushate zgjedhore ne Podujeve

Mblidhet LDK-ja, a do të jap dorëheqje Abdixhiku?

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 janar 2026

Anëtari i LDK-së Anton Quni ka folur para takimit që do ta mbajë Kryesia e partisë.

I pyetur nëse është për shkarkimin e Abdixhikut, Çuni tha: “Të gjitha do t’i diskutojmë, çdo gjë do ta bëjmë publike pas takimit”.

Ndërkaq deputetja Jehona Lushaku-Sadriu poashtu nag radhët e LDK-së ka thënë se Kryesia do të thirret në bazë të statutit, e që më pas do të caktojnë edhe datën për mbledhjen e Kuvendit të kësaj partie, por megjithatë thotë se LDK njihet për demokraci e debat të brendshëm.

“E besoj që në bazë të statuti ne do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë edhe aty do të bëhet e ditur ky diskutim dhe do ta caktojmë një datë për Kuvend”, tha ajo.

E pyetur nëse do te pranojnë dorëheqjen e Abdixhikut ajo e lë përgjegjësinë tek siç e quan ajo një debat i brendshëm që kultivohet dhe mbahet gjallë gjithmonë.

“Kjo është kompetencë absolutisht e secilit anëtarë të Kryesisë edhe besoj që LDK njihet për një debat të brendshëm, për një demokraci të brendshme dhe është tepër e shëndosh që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë”, tha ajo.

Scroll to Top