Lirohet mësimdhënësi i shkollës “Pavarësia” nga paraburgimi, i vendoset masë alternative

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 shkurt 2026

Mësimdhënësi i përfshirë në incidentin e dhunës në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai ka sqaruar se ndaj mësimdhënësit është vendosur një masë alternative, e cila e obligon të paraqitet rregullisht në stacionin policor. “Të njëjtit i është ndërruar masa, duhet të lajmërohet në stacion policor,” tha Gashi.

Sa i përket nxënësit që shihet në pamjet e incidentit, kryeprokurori bëri të ditur se Prokuroria nuk ka hapur procedura hetimore për veprimet e tij që kanë paraprirë ngjarjen.

Scroll to Top