Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu thirrje, konferencë për media

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 janar 2026

Prokuroria Themelore në Prizren ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media pas aksionit të gjerë të zhvilluar sot kundër dyshimeve për mashtrim zgjedhor.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do t’u drejtohet mediave të premten në ora 15:00, ku pritet të japë informacione të detajuara lidhur me operacionin e realizuar gjatë mëngjesit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, aksioni ka përfshirë ndërhyrje në disa lokacione në rajonin e Prizrenit dhe ka rezultuar me ndalimin e mbi 100 personave, të dyshuar për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Lajmi u raportua fillimisht nga Paparaci, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat, shkallën e përfshirjes dhe hapat e mëtejmë proceduralë gjatë konferencës për media.

Scroll to Top