Krimet ekonomike zbarkojnë edhe në Gjakovë, dyshime për manipulim me vota

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 janar 2026

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë ndërmarrë veprime operative edhe në qytetin e Gjakovës, në kuadër të një hetimi të gjerë që ka të bëjë me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Burime të afërta me procesin hetimor bëjnë me dije se objekt i hetimeve janë disa komisionerë të qendrave të votimit, të cilët dyshohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar seriozisht integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas këtyre burimeve, operacioni ndodhet ende në zhvillim, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë edhe ndalime të personave të dyshuar për falsifikim të rezultateve zgjedhore. Hetuesit tashmë kanë siguruar prova materiale dhe dokumentare që lidhen drejtpërdrejt me këto dyshime.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare pasi të përmbyllen veprimet procedurale.

Scroll to Top