KQZ mban sot mbledhjen e radhës – pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 nentor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjes do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 12 tetor dhe shpallja e rezultateve të balotazhit të 9 nëntorit

Mbledhja është paraparë të fillojë nga ora 15:00.

Rendi i Ditës

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025
  3. Shpallja e rezultateve përfunditare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025
  4. Këshillat e KQZ

4.1. Këshili për Operacione Zgjedhore

4.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025

4.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa
4.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntë mujor financiar 2025
4.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për peiudhën janar-shtator 2025

  1. Të ndryshme.
Scroll to Top