Konfiskohen armë e municion në Leposaviq, policia arreston dy persona

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 mars 2025

Paraditen e së hënës, në Stacionin Policor, në Leposaviq një person ka paraqitur ankesë për një rast kanosje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuçë të Leposaviqit me ç’rast ankuesi ka thënë se është rrezikuar nga i dyshuari G.K. 54 vjeç.

Lidhur me rastin, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si dhe të vëllait të tij R.K 52 vjeç ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tytë të gjatë, 126 fishekë të kalibrit 11.53 mm, 229 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një bajonetë (thikë pushke) me gjatësi 37 cm dhe një thikë me gjatësi 23 cm.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policorë ku i dyshuari G.K., në prezencën e avokatit ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Ndërsa i dyshuari R.K. është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti mbetet nën hetime të mëtejme në Stacionin Policor Leposaviq.

Scroll to Top