KESCO kërkon nga ZRRE rritje çmimi të energjisë për vitin 2026

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 janar 2026

Kompania e furnizimit me energji elektrike, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) kërkesën për një rritje prej 21.4% të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026.

ZRRE do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë nëse ajo do të miratohet ose jo.

Sipas KESCO-s, kërkesa bazohet në shpenzimet e pritshme dhe të ardhurat e lejuara nga FSHU-ja, të cilat për vitin 2026 llogariten të jenë 528.78 milionë euro.

Scroll to Top