Jahjaga takon Obaman: Kosova s’ka pasur dhe nuk do të ketë aleat më të madh se SHBA-në

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 shtator 2025

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në samitin global “The Jefferson Educational Society”.

Jahjaga në kuadër të këtij samiti ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama,.

Ajo tha se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kerkova edhe ndihmen dhe perkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tone në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ish-presidentja Jahjaga.

Po ashtu ajo u shpreh se Kosova nuk ka pasur kurrë aleat me të madh se SHBA-në dhe se falë këtij partneriteti populli i vendit tonë gëzon lirinë.

“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, thuhet ndër tjera në postimin e ish-presidentes Jahjaga.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1333276988159890&set=a.471165061037758&type=3&ref=embed_post

Scroll to Top