I konfiskohen 21 dele të dyshuarit, tentoi t’i kontrabandonte me një qerre

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 dhjetor 2025

Një person është kapur nga policia në Dumnicë të Podujevës duke tentuar të kontrabandonte 21 dele përmes një qerreje. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka tentuar të ikë duke përdorur rrugë malore sapo ka parë patrullën.

“Në qerre ishin 21 krerë kafshë, të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme,” thuhet në njoftim.

I dyshuari është paraqitur në polici dhe, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar. Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Scroll to Top