FSK, mikpritëse e ushtrimit të madh “Defnder Europe 25”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 prill 2025

Kosova përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) , do të jetë mikpritëse e ushtrimit Defender Europe 25’/Immediate Response.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili ka bërë të ditur se përgatitjet po zhvillohen nga FSK-ja sipas planit të paraparë.

”Republika e Kosovës përmes FSK-së do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak “Defender Europe 25/Immediate Response.Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.”

Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivelin e atyre të Nato-s për nga profesionalizmi motivimi dhe pajisjet në armatim.

Scroll to Top