Filmi i Visar Morinës, “Shame and Money”, premierë botërore në Sundance Film Festival

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 dhjetor 2025

Filmi “Shame and Money”, i regjisorit Visar Morina do të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit Sundance, dhe kjo është hera e dytë që regjisori merr pjesë në kategorinë kryesore në këtij festivali.

Sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës, në këtë film trajtohet tema e një familjeje kosovare që pasi humb jetesën në fshat, detyrohet të zhvendoset në Prishtinë, në kërkim të një vendi në shoqërinë hiperkapitaliste.

Në role kryesore luajnë aktorët: Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi, Eshref Durmishi

Biletat e filmit do të fillojnë të shiten nga data 14 janar.

Scroll to Top