Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
30 janar 2026
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim, pas një rasti që dyshohet të ketë ndodhur dje në komunën e Istogut. Viktimë e këtij rasti dyshohet të jetë një e mitur.
Policia në rajonin e Pejës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në një lokacion në Istog. “E mitura është intervistuar në prani të qendrës sociale, ndërsa personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë,” tha Gashi.
Sipas raportimeve mediatike, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një motel. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

















