Dyshime për blerje e vjedhje votash në Mitrovicë, Prokuroria e konfirmon se ka nisur hetimi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 tetor 2025

Në këtë komunë, konkretisht në Shipol dyshohet se ka pasur blerje të votave a madje edhe vjedhje të votës.

Ndërkaq zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, deklaroi për Klankosova.tv se ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto dyshime.

Në këtë fazë, ajo se çka mund të them është se kemi nisur grumbullimin e informacioneve. Të shohim tash se çka do të del lidhur me këto dyshime”, deklaroi ai.

Scroll to Top