Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
06 janar 2026
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, dy persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, nën dyshimin se janë plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.
Policia bën të ditur se ka identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në kërkim policor. Me urdhër të organeve kompetente, janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë me gaz.
Njëri nga të plagosurit, pas marrjes së trajtimit mjekësor, është liruar për në shtëpi, ndërsa viktima tjetër ka mbetur në spital për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Rasti është iniciuar si “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Komunikata e plotë e policisë:
VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prizren / 05.01.2026 – 22:45. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren për shkak të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit, me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gas. Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden ne kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore.

















