Çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë, familja apo zgjedhjet?

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

23 dhjetor 2025

Pas pritjeve të gjata që në ditët e kaluara shkuan deri në 10 orë, situata në pikat kufitare të Kosovës këtë të hënë është paraqitur dukshëm më e qetë. Në pikën kufitare të Merdares, e cila konsiderohet si më e frekuentuara nga mërgimtarët që vijnë në Kosovë, pritjet nuk kanë kaluar 15 minuta.

Zyrtarët policorë bëjnë të ditur se fluksi më i madh i automjeteve është regjistruar gjatë së premtes dhe të shtunës, ndërsa ditën e hënë qarkullimi është zhvilluar pa pengesa të mëdha edhe në pikat e tjera kufitare.

Mërgimtarët që kanë hyrë në Kosovë kanë pohuar se udhëtimi ka qenë i lehtë dhe pa kolona, duke theksuar se nuk kanë hasur vonesa të theksuara as në pikat e tjera kufitare. Megjithatë, disa prej tyre kanë shprehur ankesa për mungesë të energjisë elektrike në disa zona të vendit, veçanërisht në rajonin e Prizrenit dhe zonat përreth.

Ndërkohë që disa nga ata patën ankesa për mungesë të energjisë elektrike.

“Tash bisedova me vllaun për me nxe shpin nuk kemi rrymë, prej dje.. Nuk ka prej Prizreni një fshat afër kufirit me Shqipërinë, gjithmonë ka edhe verës ka por është më pak se njerëzit harxhojnë më pak rrymë, dimrit është katastrofë..”, ka thënë Hashim Vejza, qytetar.

Meqë javën tjetër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për disa nga mërgimtarët kjo ishte arsyeja e ardhjes në Kosovë.

Një pjesë e mërgimtarëve kanë bërë të ditur se ardhja e tyre në Kosovë lidhet edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme, duke theksuar se kanë ardhur për të ushtruar të drejtën e votës.

“Rrugës kemi kaluar mirë kemi ardhur prej Gjermanisë, jo s’ka pasur kolonë është krejt hapur… Po do të votojmë për atë kemi ardhur”, ka thënë Lavdim Gashi.

Ndryshe, sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata gjatë së hënës janë shënuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku ato kanë arritur deri në një orë.

Scroll to Top