Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) del me njoftim se sot mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-së, si dhe shqyrtimi i caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Kujtojmë se operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.
KESCO ka kërkuar një rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.
















