bie niveli Manganit ne ujin e Badocit

Bie niveli i manganit, uji i Badovcit tani i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar se uji nga Liqeni i Badovcit tani është i sigurt për konsum.

Sipas njoftimit nga IKSHPK, pas analizave të kryera gjatë katër ditëve të fundit (8-12 nëntor) nivelet e manganit kanë rënë dhe janë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijes.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”, ka njoftuar IKSHPK

IKSHPK ka rekomanduar që KRU “Prishtina” të vazhdojë me monitorimin dhe trajtimin e ujit për të garantuar furnizimin me ujë të sigurt, sipas standardeve për konsum.

Instituti gjithashtu ka shprehur mirënjohje për qytetarët për mirëkuptimin gjatë periudhës kur uji nuk rekomandohej për pije dhe siguron publikun për monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit. /Telegrafi/

Scroll to Top