Bie blloku B1, priten reduktime të energjisë në vazhdim

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 dhjetor 2025

Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka dalë jashtë funksionit të mërkurën në mëngjes, sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike (ENTSO-e). Të dhënat tregojnë se në mëngjes në funksion kanë qenë vetëm blloqet A3, A4, A5 dhe B2, ndërsa B1, i cili një ditë më parë kishte kapacitet prodhues mbi 200 megavat për orë, nuk ka qenë aktiv.

Rënia e këtij blloku ndodh në një kohë kur autoritetet kanë nisur reduktime të energjisë për shkak të mbingarkesës dhe kërkesës së lartë.

Kandidata e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Janina Ymeri, ka reaguar në Facebook, duke e konsideruar këtë rënie si një “ditë me fat për Vuk Hamovic, Martin Berishaj dhe biznese të tjera, përveç qytetarëve që paguajnë energjinë”.

LDK-ja dhe partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë për kontrata për import të energjisë me kompaninë EFT të Vuk Hamoviqit, ndërsa Vetëvendosja i ka mohuar këto akuza.

Scroll to Top