Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

28 prill 2025

Dhunimi dhe diskriminimi racor ndaj të rinjve vazhdon të jetë një plagë e rëndë në shoqërinë tonë, ku përkatësia etnike shpesh shndërrohet në arsye për akte të turpshme dhune. Një rast i tillë alarmues ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku një adoleshent 15-vjeçar nga komuniteti ashkali u bë viktimë e një sulmi fizik në një ndeshje futbolli.

Bëhet fjalë për Belgin Jasharin, futbollistin e grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosova, i cili më 21 prill, gjatë ndeshjes kundër ShF Arsenalit, u sulmua brutalisht në fushën sportive.

Identiteti i të dyshuarit për këtë sulm ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin, është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar, i cili, pa asnjë arsye të justifikueshme, e sulmoi fizikisht të miturin para shumë dëshmitarëve.

Lidhur me rastin, ai është ftuar si i ftuar special në Barça Camp Kosova 2025, një mundësi që do të kontribuojë në shërimin e plagëve dhe në forcimin e besimit në fuqinë e sportit për të bashkuar dhe sjellë miqësi.

Pas përjetimit të dhunës, Barça Camp Kosova i dërgon Belgin Jasharit dhe të gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:

“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”

“Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie”, thuhet tutje.

Një ftesë që prek zemrën dhe ringjall shpresën!

Belgin Jashari, talent i jashtëzakonshëm nga komuniteti Rom dhe një shembull i vërtetë i guximit, i është bashkuar familjes së Barça Camp Kosova 2025 si i ftuar special!

Pas një përjetimi të rëndë dhune në sport, ne në Barça Camp Kosova duam t’i dërgojmë Belgin-it dhe gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:

“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”

Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie.

Scroll to Top