Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 shkurt 2026
Kosova ka mbetur jashtë përfitimit nga paketa prej 171 milionë eurosh e Komisionit Evropian, e destinuar për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore dhe bllokadës institucionale pas zgjedhjeve. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se mungesa e ratifikimit të Marrëveshjeve të Huas dhe të Lehtësimit në kuadër të Lehtësimit për Reformë dhe Rritje (RGF) ka penguar disbursimin e fondeve për Kosovën.
Në një përgjigje zyrtare, BE-ja ka theksuar se Kosova nuk mund të përfitojë nga këto mjete financiare pa përmbushjen e procedurave ligjore të nevojshme. “Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të marrë pagesën, pasi Marrëveshjet e Huas dhe të Lehtësimit në kuadër të RGF-së nuk janë ratifikuar”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

















