Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas protestës masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet e Kosovës.
Mahmuti rikujton se në fillim të viteve ‘90, nën ndikimin e propagandës serbe dhe ruse, lufta çlirimtare e UÇK-së u cilësua si terroriste nga OKB dhe BE. Por falë një angazhimi të fuqishëm diplomatik dhe mediatik, ai thotë se propaganda u shpartallua dhe Kosova fitoi përkrahjen e aleatëve më të fuqishëm në botë.
“Tani ndodhemi përballë projektit serbo-rus për ta dënuar këtë luftë. Populli e tha fjalën e vet! Radhën e kanë përfaqësuesit e popullit,” shkruan Mahmuti, duke kërkuar unitet politik dhe veprime konkrete për të ndalur, siç e quan ai, planin për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.
Në fund, ai paralajmëron se nëse nuk veprohet me vendosmëri, protesta e fundit rrezikon të mbetet thjesht një përpjekje e parealizuar përballë një padrejtësie historike.
https://www.facebook.com/share/p/17EF2Tp25b
Ultimatum për Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veri: 30 ditë afat nga Universiteti i Prishtinës, integrim ose lirim i pronës së UP-së
18 shkurt 2026 Largohuni ose integrohuni në sistemin arsimor të Kosovës – ultimatumi për fakultetin…
Kees Smit nën llupën e klubeve të mëdha evropiane: Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe Chelsea në garë
12 shkurt 2026 Mesfushori i talentuar 20-vjeçar i AZ Alkmaar, Kees Smit, po tërheq interesin…
Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas uron formimin e Qeverisë Kurti 3
12 shkurt 2026 Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin…
Ndryshimet në kabinetin e ri qeveritar, Kurti lë jasht listës zëvendëskryeministrin Bislimin, ministret Hajdarin e Nagavcin
12 shkurt 2026 Albin Kurti është zgjedhur për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, duke…
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih
12 shkurt 2026 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të marrë pjesë…
Qeveria thërret mbledhjen e parë
12 shkurt 2026 Qeveria e re do të mbajët sot mbledhjen e parë. Në njoftimin…











