AUV paralajmëron masa të ashpra ndaj shitjes dhe therjes ilegale të kafshëve e shpezëve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 shkurt 2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prishtinës kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët për koordinimin e veprimeve kundër shitjes dhe therjes së paligjshme të kafshëve dhe shpezëve.

Institucionet vlerësuan se këto aktivitete përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin publik dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Sipas njoftimit zyrtar, palët janë dakorduar të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të zbatojnë masa të rrepta ndaj individëve dhe bizneseve që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë sektor.

Gjithashtu, autoritetet u kanë bërë thirrje publike të gjithë personave dhe subjekteve ekonomike që merren me shitje apo therje ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndalojnë menjëherë këto veprimtari, duke paralajmëruar ndëshkime për shkelësit.

Scroll to Top