Arrestohet në Fushë-Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërarrestit ndërkombëtar.

Sipas raportit zyrtar, arrestimi është kryer më 11 nëntor 2025, rreth orës 14:30. I dyshuari, shtetas i Kosovës, është ndaluar dhe më pas është intervistuar në prani të organeve kompetente.

Me vendim të prokurorit të rastit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon procedurat ligjore në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Scroll to Top