Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 dhjetor 2025
Mbrëmë, Njësiti i Hetimeve i stacionit të Obiliqit ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale dëmtim i varrezave apo kufomave. Ngjarja ka ndodhur më 13 dhjetor 2025 në Plemetin të Obiliqit.
Hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar gjashtë personat e dyshuar, prej të cilëve pesë janë të mitur, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në rast.
Sipas vendimit të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon të kryejë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rasti ka shqetësuar komunitetin lokal, ndërsa autoritetet nënvizojnë rëndësinë e respektimit të varrezave dhe vendosmërisë për të hetuar çdo shkelje të ligjit në këtë drejtim.

















