Ambasadori britanik Hargreaves riafirmon mbështetjen e MB-së për KFOR-in dhe të ardhmen e Kosovës në NATO

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

06 shkurt 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi këtë javë selinë e NATO-s në Bruksel, ku zhvilloi bisedime me aleatët dhe partnerët mbi të ardhmen e Kosovës në kuadër të aleancës.

Hargreaves theksoi rëndësinë e NATO-s për qytetarët e Kosovës dhe shprehu krenarinë e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj në vend. Ai gjithashtu konfirmoi angazhimin e Britanisë së Madhe ndaj KFOR-it për tre vitet e ardhshme.

Ambasadori britanik nënvizoi se bashkëpunimi me autoritetet dhe partnerët kosovarë do të vazhdojë për të siguruar që Kosova të mund të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme evropiane.

Ai ka folur edhe për rolin që mund të luajë Kosova në sigurinë europiane, duke përmendur mundësinë e angazhimit të FSK’së në Ukrainë.

“Dhe unë e kam parë nga afër që personeli i sigurisë së Kosovës po punon drejt standardeve të NATO’s dhe në gjithçka që bëjnë, ata kanë zhvilluar disa trajnime të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’i pajisur që të bëhen përnjëmend një partner i dobishëm potencialisht në Ukrainë apo vende të tjera në Europë”, ka deklaruar tutje ambasadori britanik.

Scroll to Top