Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 dhjetor 2025
Një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një zyrtari policor është regjistruar mëngjesin e së hënës në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi”, ku sipas Policisë së Kosovës, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se ekipet policore dhe ato të emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, zyrtar policor.
Sipas dyshimeve fillestare, vdekja mund të ketë ndodhur para përfshirjes në aksidentin e komunikacionit, ndërsa rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta.
Me rastin po merret Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

















