Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
06 shkurt 2026
Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur dje, e enjte,Kuvendin Zgjedhor për votimin e kryetarit e ri të saj.
Me shumicë votash, Agim Ademi është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
UEFA ka reaguar menjëherë pas rizgjedhjes së Ademit në këtë post e cila u bë në kuadër të Kuvendit të Rregullt Zgjedhor.
Në uebfaqen zyrtare të shtëpisë evropiane të futbollit thuhet se Ademi është rizgjedhur në krye të FFK-së, pasi mori mbështetjen unanime të delegatëve në Kuvendin e mbajtur të enjten.
Ademi, i cili drejton Federatën e Futbollit të Kosovës që nga viti 2018, ka siguruar kështu një mandat të ri katërvjeçar, duke vazhduar angazhimin për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në vend, thekson UEFA.
Po ashtu, UEFA ka përcjellë edhe deklaratën e presidentit Ademi pas rizgjedhjes, ku ai ka vlerësuar besimin e dhënë nga delegatët.
“Vota e sotme përfaqëson besim për mua dhe për ekipin tim, por mbi të gjitha është një vlerësim për punën e përbashkët të deritanishme dhe një mbështetje për sfidat dhe objektivat që na presin në të ardhmen”, ka deklaruar Ademi, citon UEFA.
Kujtojmë se ky është mandati i tretë për Agim Ademin në krye të FFK-së.





















