Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së, i mbetet atyre të vendosin

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 janar 2026

Pas një mbledhjeje maratonike që zgjati mbi pesë orë me drejtuesit kryesorë të partisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, doli me një deklaratë lidhur me rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku njoftoi se LDK-ja ka vendosur të thërrasë fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e partisë, duke theksuar se do të marrë përgjegjësinë politike përmes dorëheqjes së ofruar para Kuvendit, i cili më pas do të vendosë për hapat e radhës.

“Siç ju kam njoftuar në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme,”, ha Abdixhiku.

Ai shtoi se në rast se Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i obliguar të vazhdojë detyrën e kryetarit, duke theksuar se shmangia nga vendimi i anëtarësisë do të ishte e papërgjegjshme.

“Çdo vendim që do të merret, do të jetë vendim i përbashkët dhe në përputhje me vullnetin e Kuvendit të LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

Scroll to Top