Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 tetor 2025
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Nisma Socialdemokrate ka treguar vullnet për bashkëpunim dhe se ky hap është në interes të vendit.
Ai është shprehur optimist se do të gjendet një formë e bashkëpunimit që do të çojë drejt formimit të Qeverisë Kurti III.
“Nisma ka qenë e hapur për bashkëpunim, ne e vlerësojmë këtë vullnet të tyre – për shkak se është në interesin e vendit. Ata vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim, për ndërtimin e institucioneve, në këtë radhë për formimin e qeverisë”, tha Dugolli në emisionin.
Ai shtoi se, ndonëse ka pasur deklarime nga përfaqësues të Nismës se nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen për sa kohë që Dimal Basha mbetet kryetar i Kuvendit, ato i konsideron si “deklarime të çastit.

















