Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë raporton kërcënimin nga kundërkandidati i VV-së pas debatit në RTV Dukagjini

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 tetor 2025

Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidat për Kryetar të Vushtrrisë,  ka reaguar pasi e denoncoi në Polici për kanosje, Sylejman Mehollin kundërkandidatin e Vetëvendosjes pas debatit për balotazh në një emision televiziv.

Idrizi tha se ka qenë cak kërcënimi nga Meholli, për çka ka dhënë dëshminë e vet në stacion të policisë në Prishtinë.

“Pas debatit të sotëm në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kam qenë objekt i një kërcënimi nga kandidati tjetër. Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse. E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh.”, tha Idrizi.

Scroll to Top