21 organizata letër Osmanit: Gjeni zgjidhje për buxhetin dhe Planin e Rritjes para zgjedhjeve

Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta

28 tetor 2025

Organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për buxhetin dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Duke treguar pasojat e mosvotimit të tyre, në letrën drejtuar Osmanit kanë sugjeruar edhe ndjekjen e rrugës ligjore që të mundësohet një gjë e tillë.

Katër propozimet e letrës së 21 organizatave joqeveritare:

Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurt, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtatë disa nga linjat sipas programit të saj. Nëse opsioni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.

-Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.

-Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse iniciimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.

-Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.

Në letër, roli i presidentes Osmani vlerësohet si “unifikues e përcaktuar për të shmangur një krizë e cila do të prekte shumë familje në Kosovë, por edhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin”.

Organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për buxhetin dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Duke treguar pasojat e mosvotimit të tyre, në letrën drejtuar Osmanit kanë sugjeruar edhe ndjekjen e rrugës ligjore që të mundësohet një gjë e tillë.

Katër propozimet e letrës së 21 organizatave joqeveritare

Scroll to Top