Arlind Qori: Mediat e mëdha u paguan për të heshtur – Skandali i Bankers dhe protestat që u fshinë nga ekrani!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

09 shttaor 2025

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin e Bankers dhe heshtjen e mediave, të cilat janë paguar nga kompania nëpërmjet reklamave, për t’ju blerë heshtjen. 

“Bankers është kompani që nuk ka nevojë të bëjë reklamë sepse është monopol. Prandaj përse e bën reklamën? Na e tregojnë përgjimet, komunikojnë aty disa persona. Kishte protestë në 1 maj të punëtorëve, aty flitet për shuma parash të dhëna Top Channel dhe Klan për të heshtur, për të mos pasqyruar protestën e punëtorëve. Prokuroria nuk e shtrin hetimin te kjo. Flitet edhe për Fokus News, që është News24 dhe thonë këta do vijnë ta pasqyrojnë sepse e kemi prishur kontratën. Kemi sistem fund e krye të korruptuar. Mediat më të mëdha janë të zhytura në llum. 

Të jap një shembull tjetër. Ne protestonim në Bulqizë për minatorët, për pagat dhe të drejtat, kompania ishte e oligarkut Samir Mane dhe të gjithë televizionet kanë heshtur, nuk ka patur asnjë televizion të ketë dhënë lajmin. Madje kolegu juaj Fevziu, ka bërë reportazh në 2020 ku e nxirrte kompaninë AlbChrome si të ishte e shkëlqyer ku njerëzit shkonin me qejf për të hyrë në minierë. 

Kjo është histori e vjetër në Shqipëri, sot e gjejmë te Bankers”, tha Qori. 

Scroll to Top