Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhëtimet e Ramës dhe Alex Sorosit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

01 shtator 2025

Në një  konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së amerikane që të hetojë fluturimet e kryeministrit Edi Rama dhe të djalit të George Soros, Alex Soros.

Berisha ngriti dyshime mbi natyrën e udhëtimeve të tyre dhe pretendoi se ato mund të fshehin veprimtari kriminale.

Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Alex Soros. Vizitat e tij çdo dy-tre javë te vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avion të veçantë kanë lënë dyshime të shumta. Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjitha qeveritë europiane në dy vite. Për të mos thënë që në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogëra. Çfarë është transportuar çdo dy javë me charterin e Alex Soros?

Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet me çarter të Edi Ramës dhe udhëtimet me charter të Alex Soros, për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delinkuentëve.”, tha Berisha.izitori ori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Alex Soros. Vizitat e tij çdo dy-tre javë te vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avion të veçantë kanë lënë dyshime të shumta. Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjitha qeveritë europiane në dy vite. Për të mos thënë që në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogëra. Çfarë është transportuar çdo dy javë me charterin e Alex Soros?

Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet me çarter të Edi Ramës dhe udhëtimet me charter të Alex Soros, për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delinkuentëve.”, tha Berisha.

Scroll to Top