Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
27 gusht 2025
Situata e zjarreve në vend paraqitet nën kontroll, megjithëse disa vatra vijojnë të jenë aktive. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra, nga të cilat 11 janë shuar plotësisht, 2 mbeten ende aktive dhe 1 tjetër është nën monitorim.
Në zonën e Akërnisë në Vlorë situata është e qetë dhe nën kontroll, me angazhimin e zjarrfikësve, forcave bashkiake, punonjësve të shërbimit pyjor, Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Emirateve të Bashkuara.
Për momentin nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.
Në Bogovë të Skraparit, ku deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, vatra nuk është izoluar plotësisht, por nuk ka rrezik për banesat.
Ndërsa në Pezë Helmës të Tiranës, zjarret janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë rrezik.
Situata e zjarreve në rang vendi:
Strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat:
– 11 vatra janë shuar plotësisht
– 2 vatra janë ende aktive
-21 forca bashkiake
-3 punonjës të Shërbimit Pyjor
-4 përfaqësues nga AdZM
-3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA
-Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.
Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.
2. Zona e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.
3. Zona e Pezë Helmësit, Bashkia Tiranë. Vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

















