Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 prill 2025
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një hapësirë toke të mbjellë me ullinj dhe bimësi të zonës, e vendosur pranë autostradës së Vlorës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se flakët mund të kenë shpërthyer për shkak të një zjarrvënieje të qëllimshme, me qëllim pastrimin e tokës bujqësore, ka transmetuar A2 CNN.
Megjithatë, zjarrëvënia është përhapur më tej për shkak të erës së fortë, duke bërë që tymi të arrijë deri në autostradën e Vlorës. Kjo ka sjellë një vështirësi të madhe në qarkullimin e automjeteve dhe ka rritur rrezikun për sigurinë rrugore.

















